Nga Spiro ÇAKULI & Taqi SIMATATI
–Rrugë e lënë në ‘mes të rrugës’! Kështu, nuk thotë edhe zotëria e tij kryeministër, Edi Rama? NE! PO!!
Rruga Krane-Livadhja e quajtur nga qindra banorë të minoritetit, nga vetë bashkia e drejtuar nga Kristo Kiço dhe kalimtarët që shkojnë e vijnë nga Qafë Bota si “RRUGA E MUNDIMEVE”, e futur ca kohë më parë në proces rishtrimi me asfaltobeton dhe lënë në mes, duke dëmtuar qindra makina, qënka e gjallë! Nuk ka vdekur !…
Kjo, u duk këto ditë kur një makineri e ALBES CONSTTRUKSION me qendër në Fier dhe aktivitet edhe në rrugën e Shijanit; u shfaq së fundi nëpër rrugën e dhëmbëzuar e të lënë përibret për dy muaj rresht.
Nuk është nga ato makineritë që shkojë në orbitë, siç mund të mendoni ju! Jo. Është një makinë moderne e punës për shtresa asfaltike.


Sigurisht, mos prisni ndonjë tabelë sinjalistike sikurse thotë ligji! Mos prisni, o njerëz të uruar që të orientoheni më tabela ku shkruhet ; Objekti, Koha e fillimiti dhe Mbarimit, Shuma e financimit, etj,.!
Jo more zotërinj, minoritarë dhe jominoritarë!
Këto tabela sinjalistike, janë gjëra lluksi! Nuk e shikoni çi bëri botës lufta në Ukrainë?!
Edhe ju kërkoni parfume e kremëra për rrugën!
-Si tha Panua?… Pano Shtugara diku afër Karroqit? “Kush përgjigjet për gomat dhe makinën time të shkatërruar nga rruga e lënë “në mes të rrugës” (gjithmone sipas shprehjes së zotërisë së tij kryeministër, Edi Rama) ?
ASKUSH nuk përgjigjet Pano mou!! E ëma e Zeqos në majë të thanës, përgjigjët por kurrë ALBES CONSTTRUKSION ! /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI