– Kryeministri Edi Rama ka ftuar demokratë në një bashkëbisedim.
Në një postim në mediat sociale, Rama njofton se sot në orën 12:00 do të zhvillojë bashkëbisedimin me demokratët në rrjetin social Facebook.
Ndërkohë dhe një ditë më parë pas protestës së organizuar te selia e PD, Kryeministri Rama i konsideroi si dy kufoma politike protagonistët e përplasjes në PD.
“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz”, u shpreh Rama një ditë më parë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI