Zjarret po vazhdojne ne diten e katert ne zonen e territorit te bashkise Finiq dhe ne kurorat e fshatrave Pece e Kardhikaq.(https://www.facebook.com/foinikaion/videos/341694781366073)
Burime zyrtare nga Bashkia e Finiqit bene te ditur per sarandanews.al se “Forcat zjarrfikese ndaluan qe flaket te prekin Parkun e Syrit te Kalter . Gjatë gjithë natës forcat zjarrëfikëse të bashkisë Finiq së bashku me shërbimet zjarrfikëse të bashkive kufitare si dhe me forcat e ushtrisë kanë mundur të ndalojnë përparimin e flakëve në drejtim të zonave të banuara dhe parkut natyror të “Syrit të Kaltër” . U arrit të vendosej nën kontroll pjesa më madhe e zjarreve edhe pse ka ende vatra të prekura por pa pasoja për momentin në zonat e banuara.-konfirmuan burimet./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI