Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë. Teksa një varkë që transportonte kanabis u përplas në breg, njerëzit vrapuan për të vjedhur drogën.
Në pamjet e publikuara në media shihet policia spanjolle duke bastisur plazhin dhe duke përdorur një helikopter për të përzënë dhjetëra grabitës që përpiqeshin të rrëmbenin kanabis nga varja e trafikantëve.
Bastisja e çuditshme u filmua nga një banesë e afërt në Sanlucar de Barrameda, provincën Cadiz, në Spanjën jugore, më 29 korrik.Autoritetet spanjolle kishin përgjuar varkën e trafikantëve të drogës të përplasur tanimë në det ndërsa tek po shkonin në vendin e ngjarjes, vendasit mësynë aty për të vjedhur drogën.Sipas raportimeve, zyra doganore spanjolle kërkoi ndihmën e Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare kur oficerët e saj u pushtuan nga grabitësit.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI