Tatimpaguesit që ofrojnë shërbimin taksi të pajisur me taksimetër dhe ata që shesin bileta ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit (autobusë) përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë të fiskalizuar.
Udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë hyri në fuqi pasi u publikua një ditë më parë në Fletoren Zyrtare.

Në Udhëzim përcaktohet po ashtu se faturat e fiskalizuara nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, sigurimeve, furnizimit të energjisë elektrike dhe ujit për konsumatorët finalë, si dhe faturat mujore të lidhura me kontrata afatgjata leasing dhe fatura të ngjashme me to, të cilat lëshohen në mënyrë të vazhdueshme dhe mbi bazën e një kontrate afatgjatë të lidhur paraprakisht nga palët, do të çmohen të fiskalizuara automatikisht dhe pavarësisht statusit të blerësit
“Me qëllim regjistrimin e faturave në librat e blerjes, të gjithë tatimpaguesit blerës duhet të sigurohen për të përditësuar dhe saktësuar të dhënat e tyre në kontratën mbi të cilën bazohet furnizimi”, përcaktohet në Udhëzim.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi