Zyra e Parkut Kombëtar të Butrintit ka fokusuar së fundi përfundimet e studimeve të arkeologut te shquar Selim Islami, mbi Epirin e lashtë.
EPIRI I LASHTE

Pas mesit të shekullit IV para Krishtit, rajoni midis gjirit të Ambrakisë, maleve Keraune dhe vargmalit të Pindit do të mendohet si Epiri “dhe banuesit e tij “Epirotët” në të gjitha burimet letrare. Emrat që lindën pas bashkimit të Molosëve, Thesprotëve, Kaonëve dhe fiseve më të vogla në një subjekt të madh politik, kurrë nuk u bënë shprehje e një entiteti etnik.

Me sa duket, ato u krijuan nga mënyra e kompromisit për të qetësuar rivalitetet e vjetra hegjemonike midis fiseve të mëdha të këtij rajoni. Në veri të saj, ky entitet kufizohet me botën ilire. Nëse burimet letrare sjellin dëshmi të plota se popullsia e këtij rajoni nuk ishte helenike, ata heshtin për lidhjet etnike me fqinjët e tyre veriorë. / Selim Islami*)

*) Selim Islami ka lindur në Pandalejmon të rrethit të Sarandës, ku kreu studimet e para. Arsimin e mesëm e kreu në normalen e Elbasanit, kurse në vitet 1946-1951 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Moskës me rezultate të shkëlqyera. Pas kthimit në atdhe emërohet punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e në vijimësi, në Institutin e Arkeologjisë, ku punoi rreth katër dekada, si specialist në fushën e arkeologjisë e të historisë ilire.Drejtor i muzeut arkeologjik, shef i sektorit të arkeologjisë mbi dhjetë vjet, zv.dekan i Fakultetit të Historisë e Filologjisë dhe anëtar i shumë forumeve shkencore, ai ngjiti pa rreshtur shkallët e kualifikimit profesional deri sa më 1973 u nderua me titullin e lartë të profesorit.
Selim Islami krahas kolegeve te tij arkeologe ka merita te vecanta në mbrojtjen e tezës se lashtësisë dhe autoktonisë se ilirëve. Puna e prof. Selim Islamit dhe e kolegëve të brezit qëndron në themel të të gjitha kërkimeve e studimeve të ardhshme të arkeologjisë shqiptare///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI