– I gjithë Ballkani Perëndimor t’i bashkohet BE-së, thotë zëvendësndihmëssekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën e njohur greke ”To Vima”.
”Pak zyrtarë në Departamentin amerikan të Shtetit e njohin Ballkanin aq mirë sa Gabriel Escobar. Kjo ishte arsyeja që diplomati me përvojë dhe poliglot u emërua zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Ballkanin Perëndimor shtatorin e kaluar. Duke shërbyer prej vitesh në zonë, ai ka një ide si për problemet e tij, ashtu edhe për mënyrën e lëvizjes në plan të parë dhe në prapaskenë.
Së fundmi zyrtari amerikan ndodhej në Greqi, ku u takua me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme greke, ndërsa mori pjesë edhe në Forumin e Delfit.
“A sinjalizon pushtimi rus i Ukrainës për një Luftë të re të Ftohtë dhe sfera të influencës apo fillon një situatë ndërkombëtare krejtësisht të paparashikueshme?”, pyet ”To Vima”.
”Nuk e di, nuk mund të parashikoj”, përgjigjet ai.
“Kjo krizë ka afruar Evropën dhe SHBA më pranë. Ajo ka krijuar një nivel uniteti brenda NATO-s që nuk e kemi parë kurrë më parë. Kjo krizë na kujton pse SHBA dhe Evropa kanë nevojë për njëra-tjetrën”, thekson Escobar.
Escobar beson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.
“Ata janë tashmë evropiane kulturalisht, historikisht dhe ekonomikisht gjithnjë e më shumë. Çdo vend që bashkohet me BE po bëhet më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i begatë”, thotë ai duke shtuar se politika e SHBA për këtë çështje mbetet e njëjtë.
“Kjo tregon se ideja evropiane është e gjallë në rajon”, shton ai.
“Ajo që karakterizon tani Ballkanin Perëndimor është rritja ekonomike mbresëlënëse. Është pjesa me rritjen më të shpejtë të BE”, thekson Escobar.
Shqetësimi i madh amerikan për Ballkanin Perëndimor bazohet në ndikimin e vendeve të treta.
“Jam shumë i shqetësuar për ndikimet keqdashëse ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori. Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje-Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon”, thekson ai.
Escobar komenton edhe zhvillimet në Partinë Demokratike.
“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që po ndodh me PD-në në këtë moment”, tha ai.
“Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni dominonte pikëpamjet e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, përfundon ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI