– Ka një vend në Evropë ku uji rrjedh ende i lirë dhe pa pengesa.
Është pellgu i lumit Vjosa, lumi i fundit i madh i egër i kontinentit tonë. Një mrekulli natyrore 272 kilometra e gjatë, që është shpallur Park Kombëtar dhe përshkon kanione e lugina në jug të Shqipërisë, duke ruajtur specie, ekosisteme unike dhe kultura mijëravjeçare, sipas faqes së njohur mjedisore lifegate.it.
Megjithatë, e ardhmja e tij varet nga një ekuilibër shumë i brishtë.
Vjosa kërcënohet nga kundërthëniet e zhvillimit; shfrytëzimi i ujërave të saj, projektet e mëdha për turizmin masiv dhe ndotja.
Ne shkuam atje për të treguar historinë e saj dhe sfidat me të cilat përballet.
“Vjosa, lumi i fundit i egër i Evropës” është një dokumentar audio që u jep zë komuniteteve që jetojnë dhe mbrojnë këto vende.
Është një udhëtim zanor që nis nga ekosistemet e thella malore dhe fshatrat e vegjël, duke ndjekur rrjedhën e lumit deri në derdhjen e tij në det.
Dokumentari do të jetë i disponueshëm nga 9 korriku në të gjitha platformat e transmetimit (streaming) dhe përmes lidhjes në biografinë (bio) të profilit.
Ky podcast është prodhuar nga “LifeGate” dhe “CESVI Foundation”, me financimin e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim (AICS), në kuadër të projektit “VITA Vjosa”./ (Admir ABULE)///
ME SHUME LAJME
Piqeras. Karakaçi inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik: Plan masash për menaxhimin e sezonit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
Sarandë. Shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Bllokohen 2 mjete lundruese, ndëshkon drejtuesit