SARANDË , 08 Prill -Radio-“Saranda”/ Një grua nga qyteti i Sarandës u transprtua sot paradite me helikopterin e urgjencave drejt Triranës.
Helikopteri mbërrit në pistën e re ne oren 10.15 dhe në orën 10.30 u ngrit për të fluturimin e kthimit .
I pyetur për këtë rast, drejtori i Shërbimit Spitalor Erjon Dhroso bëri të ditur për Radion “Saranda” se |Kishm të bëjmë me rastin e një gruaje rreth 40 vjeç nga qyteti që paraqiste një komplikacin në lindje dhe u vendos trasportimi për asistencë më të specializuar në Tiranë.
Me ndërtimin e urgjenncës dhe pistës së helikopterëve , është shkurtuar mjaftueshëm koha e transportimit të të sëmurit nga mjedisi i spitalit drejt pistës së avionit, duke fituar më shumë kohë fizike në dobi të jetëve të kërcënuara nga komplikcione të ndryshme.
Pak kohë më parë, helikopterët e urgjencave që mbërrinin nga kryeqyteti në Sarandë për trasnportimin e të sëmurëve në gjendje të rëndë ,uleshin herë në sheshin e Portit detar dhe herë të tjera në stadiumin e futbollit. Në këto pista të improvizuara pritej deri në një orë për të mbërritur I sëmuri /R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI