Mediat greke kanë publikuar fotot e gruas 36-vjeçare nga Shqipëria e cila u vra nga bashkëshorti i saj, 40 vjeçar në Laconia. Autori, i quajtur Festim, ka thënë për mediat se e ka kryer krimin pas një debati të fortë që ka pasur me gruan e identifikuar me emrin Elona. Sipas asaj që ai ka dëshmuar vetë në polici, e ka mbytur gruan me duar.
“Isha i nxehur pasi më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta”, ka thënë ai para policisë. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në dhomën e çiftit, ndërsa dy fëmijët e tyre, 8 dhe 10 vjeç, flinin në një dhomë tjetër.

40-vjeçari është përpjekur që të largohet pas vrasjes, por siç duket është penduar dhe më pas ka marrë vetë policinë në telefon ku ka rrëfyer krimin. Kur kanë shkuar autoritetet e kanë gjetur pa ndjenja dhe e kanë transportuar në spital. Atje ajo u deklarua e vdekur.
Disa orë para ngjarjes, autori kishte postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqej duke përqafuar të shoqen.

Çifti jetonte në Vlachioti prej 3 vitesh dhe punonin në bujqësi. Dy fëmijët e tyre janë marrë në kujdestari nga daja, vëllai i Elonës, i cili jeton në të njëjtin fshat.
Janis Koutsotheodoris, kreu i këtij komuniteti tha për Protothema-n se çifti nuk ishte social. Madje ata janë parë shumë pak në të shkuarën që të dilnin në zonë. Megjithatë ai tha se familja ishte e qetë./java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI