Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës gjatë kësaj fundjave ka patur fluks të shqiptarëve të Kosovës dhe shtetas të huaj, të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion të preferuar turistik.Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, bëri të ditur sot për ATSH-në se ” sot kanë hyrë në pikën e kalimit kufitar gjithsej 1398 shtetas shqiptarë me 499 mjete dhe 7563 shtetas të huaj me 2089 mjete”.
“Ndërsa edhe ditën e djeshme ka patur fluks lëvizjesh në kufirin mes dy vendeve, ku kanë hyrë 2260 shtetas shqiptarë me 1002 mjete dhe 18506 shtetas të huaj me 5058 mjete”, – tha Kuçana.
Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën edhe në ditët e para të shtatorit. Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit.///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari