SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjendet 10-vjeçarja shqiptare e humbur në Greqi

Gjendet vajza 10-vjeçare që u shpall e humbur në Greqi. Shqiptarja me emrin Markela Verami humbi pranë shkollës së saj në Toumba të Selanikut.

Vajza ishte duke shëtitur me çantën e shkollës kur u vu re nga pronari i një pike karburanti rreth orës 9 të së shtunës në Kalamaria, Selanik.

Nxënësja e klasës së 4-të humbi rrugën nga shkolla në shtëpi, që ishte vetëm 200 metra larg.

Pronari i karburantit dhe një fqinj njoftuan policinë dhe biseduan me vajzën derisa të mbërrinte policia.

Ajo ishte në gjendje të rënduar, dhe filloi të qajë pasi nuk e kuptoi praninë e policisë. Në fund ajo u rikthye pranë familjes.///

error: