Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga, ka komentuar sot provimin e Gjuhë-Letërisë, të Maturës 2020.
Në një lidhje direkte në Abc e Mëngjesit me Enkel Demin, Fuga tha se vetë ministria nuk është e interesuar të bëjë pyetje të vërteta në teste, pasi sipas tij kjo di i nxirte të palarat e punës që bëhet në shkollë.
“E them unë që ndodhem brenda sistemit. Shqipëria ka një sistem arsimor autist, nuk është e interesuar ministria të bëjë pyetje të vërteta, sepse pyetjet e vërteta nxjerrin të palarat e punës që bëhet në shkollë. Nëse puna e shkollës është e dobët, jo për faj të mësuesit, bëjnë pyetje të kësaj natyre. Vleresojmë njerezit e gabuar, me përgjigjet e gabuara dhe vëmë 10-ta.

E thashë edhe më parë, adoleshtentët kanë hapur petët e lakrorit. Fakti që kanë shkuar te ministria, do të thotë se skanë pasur mundësi tua thonë as mësuesve, as drejtorit. Vajtja e tyre te ministria është një akt besimi, një ministër tamam duhej ti priste me lule dhe t’iu thotë hajdeni, ne kemi nevojë të marrim vesh se çfarë po ndodh.”-tha Artan Fuga./ cna/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI