Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Mediat greke shkruajnë se bashkë me shqiptarin, pa ndjenja në qeli u gjet edhe një i burgosur tjetër grek, 38 vjeç.
Autoritetet e burgut konstatuan se 37-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte dhënë frymën e fundit. Ndërsa greku ishte ende gjallë dhe u dërgua për mjekim në spital.Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe ka urdhëruar kryerjen e një autopsie për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të burgosurit shqiptar. Dyshimet janë helmim ose intoksikim nga ndonjë gaz i lëshuar në ambientin e tyre.///
ME SHUME LAJME
Berisha: PD nis shumë shpejt përgatitjet për zgjedhjet vendore
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Ksamil. Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski në zonën e pushuesve, ndëshkohet me gjobë 500 000 lekë të rinj bllokim mjeti.