Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) shpalli përfundimet e tenderit për studimin dhe projektimin e Bypass në Sarandë, me fondin limit prej 30.78 milionë lekësh. Projekti synon zgjidhjen e problematikës së rënduar të trafikut në qytet gjatë sezonit turistik, duke ndërtuar një segment të ri rrugor prej 3.5 km që përfshin një tunel me gjatësi 800-900 m dhe lidhjen me akset kryesore Sarandë-Himarë dhe Kardhiq-Delvinë.

Sipas rezultateve, fituesi i tenderit është bashkimi i operatorëve ekonomikë “SEED CONSULTING” SHPK & “TAULANT” SHPK & “GEOAB” SHPK & “ALBEGIS&CO” SHPK, me një ofertë prej 28.91 milionë lekësh të reja pa tvsh ose rreth 350 mijë euro me tvsh.
Pjesëmarrësit dhe Skualifikimet në tenderin e studimit të Bypass në Sarandë
Në procedurën e tenderimit morën pjesë shtatë kompani ose bashkime operatorësh, nga të cilat vetëm njëri plotësoi kriteret për të shpallur ofertën e tij si të vlefshme. Të gjitha kompanitë e tjera u skualifikuan për mungesë dokumentacioni ose për mosplotësimin e kritereve specifike të kualifikimit:
Operatorët pjesëmarrës dhe ofertat: BOE “SPHAERA” & “ARCHISPACE” – 27.6 milionë lekë (skualifikuar). BOE “NET-GROUP” & “VIANTE Konstruksion” – 27.7 milionë lekë (skualifikuar).
- BOE “P.C.S. COMPANY” & “INVICTUS” – 27.99 milionë lekë (264 pikë).
- BOE “InfraKonsult” & “ATELIER 4” – 28.01 milionë lekë (skualifikuar).
- BOE “C.E.C GROUP & ARKONSTUDIO” – 29 milionë lekë (skualifikuar).
- OE “A & E ENGINEERING” – 29.24 milionë lekë (259.20 pikë).
Kritika dhe Dyshime mbi Procesin e tenderit për Bypass e Sarandës
Vendosja e flamurit të kuq nga Procurement Albania sinjalizon se tenderi mund të ketë patur parregullsi në procesin e tij të vlerësimit. Flamuri i kuq shpeshherë nënkupton mungesë transparence, konkurrencë të kufizuar ose kushte të favorizuara për operatorë të veçantë.
Projekti i Bypass-it pritet të jetë gati për studim dhe projektim brenda 14 muajve nga nënshkrimi i kontratës. Ndërkohë, qytetarët presin me ankth përmbushjen e këtij projekti jetik, duke shpresuar që procesi i ndërtimit të jetë transparent dhe i mbikëqyrur nga organet kompetente..///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026