Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Greqi.Një shqiptar ka vrarë veten, nga stresi pasi u infektua me Covid.
Mediat greke bëjnë me dije se një shqiptar i moshës 35-vjeç, i cili ishte i prekur nga Covid-19, është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij.
Dyshohet se 35-vjeçari ka marrë këtë akt ekstrem pasi ndihej keq. Ishte ai që kishte çuar virusin në “shtëpi” dhe kishte infektuar edhe të tjerët. Shqiptari është babai i një vajze të vogël dhe jetonte në fshatin e Dirfion Messapia, Theologos.///
ME SHUME LAJME
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta
Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja
Mot i kthjellët me vranësira lokale