Selitë e dy subjekteve politike në Fier janë dëmtuar gjatë natës.
Policia bën me dije se janë konstatuar të dëmtuara me gur xhamat e dy partive përkatësisht Partisë Socialiste dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj”, në rrugën “Jani Bakall” dhe pranë poliklinikës.
Ne njoftimin e saj policia shrehet : Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Gjate kesaj fushate elektorale ky eshte rasti i pare i demtimit te zyrave elektorale ne vendin tone.///
///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI