Nga Blerim KORE
Zhvillimi i turizmit ndërkufitar cilësohet si një pikë e fortë për këtë sezon veror në Gjirokastër. Në këtë kuadër Prektura Gjirokastër është duke zbatuar një projekt që promovon zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën kufitare me Greqinë.
“Fam and Press Trip” është një aktivitet i dedikuar për operatorët turistikë, agjentët e udhëtimit, organizatat turistike, kompanitë e menaxhimit të destinacioneve, reporterët, gazetarët, blogerët, transmetuesit, prezantuesit e TV dhe tadios dhe influencuesit e mediave sociale, me qëllim prezantimin e teatrove dhe siteve antike të Jugut të Shqipërisë.
Pas një studimi të kryer ky projekt organizohet nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër nën siglën e projektit “I-Theas”, pjesë e programit IPA-INTERREG, Shqipëri-Greqi. “Fam&Press Trip”, përfshin ture të organizuara në fokus të së cilave është promovimi i siteve arkeologjike, teatrove antik, resurseve të turizmit natyror dhe trashëgimisë kulturore në Jug të vendit dhe zonës kufitare me Greqinë. Përgjatë tureve të realizuara pjesëmarrësit njihen dhe promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore në shërbim të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.