Qyteti i gurtë i Gjirokastrës do të ketë në 2023 një terminal të transportit publik të udhëtarëve.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale, ku publikoi edhe pamje se si do të jetë ky terminal.Kumbaro tha se “bashkë me drejtorin e DPSHTRR, Blendi Gonxhja dhe kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemin prej disa muajsh kemi nisur të ngjizim idenë e projektit të një terminali të transportit publik në Gjirokastër që në 2023 do të bëhet realitet”.
“S’e kemi pasur asnjëherë një të tillë në qytetin e gurtë, por sa shumë nevojë që ka tani që Gjirokastra është destinacion kryesor turizmi, që lëvizjet janë shtuar aq shumë dhe që qarku është tashmë një “Destinacion i Menaxhuar Turistik”, tha Kumbaro.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “pas përfundimit të parkingut të madh të qytetit dhe bajpasit ky terminal do të jetë vepra e tretë që do të lehtësojë shërbimin dhe lëvizjen e pasagjerëve dhe turistëve”.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja deklaroi dje gjatë prezantimit të platformës “eTransport” se investimi do të financohet nga të ardhurat e DPSHTRR ndërsa Bashkia Gjirokastër do të kryejë shpronësimet. Kryebashkiaku Golemi tha se ky investim është i domosdoshëm për një qytet turistik si Gjirokastra që nga viti në vit mirëpret qindra mijëra turistë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI