-Mbyllet kopshti “Sorros 1” në qytetin e Gjirokastër, kjo për shkak të situatës së koronavirusit si dhe punonjësve të prekur.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Arsimit në bashkinë Gjirokastër, Albana Hasani e cila tha se nuk dihet për sa kohë këto kopshte do të qëndrojnë të mbyllura.
“Sot me fillimin e javës kemi vendosur mosfillimin e mësimit për dy kopshte nr 2 dhe nr 4. Arsyeja ka qene protokolli i Ministriseë së Shëndetesise pasi pjesëtare të stafit paraqesin shenja të COVID-19. Se si ka ardhur kjo punë për të shpëtuar atë pjesë tjetër stafi të paprekur vendosëm të mbyllim kopshtet. Afati sa do qëndrojnë mbyllur do shihet nga gjendja shëndetësore e edukatorëve”, tha drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër, Albana Hasani.
Përgjatë kësaj periudhe që do të qëndrojë e mbyllur, do të bëhet dezinfektimi i ambienteve si dhe do të pritet rikuperimi i gjysmës së stafit të edukatoreve dhe stafit mbështetës që dyshohet se janë prekur nga koronavirusi.
Do të monitorohet se si do të zhvillohet situata e koronavirusit e më pas do të vendoset për rifillimin e punës. Ky është kopshti i tretë që mbyllet në Gjirokastër pas 2 kopshteve të mbyllur 2 javë më parë.E.M./Shqiptarja.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI