SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Godet me grushte qytetarin e prangosur/ Policia sqaron ngjarjen dhe pezullon dy efektivë

Dy efektive policie janë pezulluar nga detyra pas videos së shfaqur pasditen e djeshme ku ata dhunojnë një qytetar të prangosur.

Policia e Shtetit sqaron edhe ngjarjen e ndodhur, duke nënvizuar se dy persona nuk i janë bindur patrullës dhe për pasojë kanë tentuar t’i godasin me automjet.

“Në ndihmë të tyre shkuan forcat “Shqiponja”, duke bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të dy shtetasve E. S. dhe XH. S., për veprime të mëtejshme”, sqaron deklarata.

Policia e Shtetit:

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka bërë pezullim nga detyra të dy punonjësve të Policisë dhe ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të etikës së punonjësit të Policisë dhe për tejkalim kompetencash gjatë ushtrimit të detyrës.

U pezullua nga detyra R. C., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, për tejkalim të kompetencave. Gjatë përpjekjeve për të shoqëruar dy shtetas të cilët nuk i ishin bindur urdhrit për të ndaluar, këta të fundit kanë tentuar t’i godasin me automjet punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Policisë, duke iu rrezikuar jetën. Punonjësit e Policisë i kanë ndjekur dhe ndaluar, por dy personat janë përfshirë në konfrontim fizik me punonjësit e Patrullës.

Në ndihmë të tyre shkuan forcat “Shqiponja”, duke bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të dy shtetasve E. S. dhe XH. S., për veprime të mëtejshme.

Ndërsa punonjësi tjetër i Policisë i pezulluar është A. R., efektiv i Komisariatit të Policisë Nr. 2, i cili ka qenë duke kryer shërbim pranë një objekti të rëndësisë së veçantë dhe gjatë komunikimit me një shtetas, rojë i një parkingu, për të hequr makinën të cilën ky shtetas e kishte lejuar të parkohej pranë objektit të rëndësisë së veçantë, ka shkelur etikën e komunikimit dhe të sjelljes së punonjësit të Policisë.

Policia e Shtetit është e vendosur të reagojë menjëherë dhe me paanshmëri, duke ndëshkuar apo larguar nga radhët e saj cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën në dëm të qytetarëve, si dhe të prishjes së imazhit, marrëdhënieve dhe besimit mes Policisë dhe qytetarëve.-thuhet ne komunikaten e policise.

Policia sikurse pohoi Ministri Lleshaj tri dite me apr ene Sarande, eshte ne nje proces ristrukturimi. Percepsioni i publikut per strukturat e policise ka pesuara dnryshimke graduale gjate dy dekadave te fundi. Por ende ne strukturat e saj ka efektive pa etike qytetare dhe me dy standarte.

Polici i thjeshte sot, ndoshta i papaguar propocionalisht per sakrificat qe duhet te kryej gjate detyres; e ka ende shume te veshtire te shqiptoje fjalet : “Me fjal!:”, “Faleminderit” dhe “Te lutem!”.

T’i thote, jo si aktor ne prezence te eproreve, por kur lind nevoja dhe ai eshte vetem larg kamerave dhe syve te strukturave kontrolluese. ///

error: