Katër shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia greke gjatë një aksioni anti-drogë mbrëmjen e së martës.
Aksioni u zhvillua në Athinë dhe u sekuestruan 68.8 kilogramë kanabis. Hetimi për këtë organizatë kishte nisur disa kohë më parë dhe anëtarët e saj ishin mbajtur nën survejim nga agjentët e policisë.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë publik. Hetimet kanë zbuluar se kjo anëtarët e kësaj organizate kishin për detyrë posedimin, ruajtjen dhe më pas trafikimin e kanabis në disa zona të Athinës. Policia sekuestroi edhe 15.250 Euro, 26 gëzhoja dhe 18 celularë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI