Motori më i madh i kërkimit në botë, Google, sot ka vendosur në faqen e tij të parë, flamurin shqiptar. Faqja google.al ka një flamur të dukshëm në qendër të saj.
Kryeministri Edi Rama paraqiti mbrëmjen e sotme pamjen e faqes hyrëse të google. “Po, është dita e flamurit më të bukur në botë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Google vendos vazhdimisht shenja të veçanta në faqen hyrëse, për festa apo përvjetorë personalitetesh të fushave të ndryshme. Për herë të parë, Google shfaqi flamurin shqiptar në 100- vjetorin e Pavarësisë.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore