Një histori e pazakontë ka ndodhur në Selanik, ku protagonistë janë disa shqiptarë dhe dy gra greke.
Mediat vendase raportojnë se gratë kanë rezultuar të martuara me dy djemtë nga Shqipëria, pa dijeninë e tyre. Gjithçka ka ndodhur për shkak të një grupi kriminal, ku përfshihen avokatë dhe nëpunës publikë grekë, të cilët falsifikojnë dokumente, kryejnë celebrime false dhe pajisin shtetas shqiptarë me pasaportë greke apo leje qëndrimi si bashkëshortë të shtetasve greke, në këmbim të shumave të konsiderueshme të para.
Deri tani janë konfirmuar 2 celebrime në gjendjen civile speciale të Athinës, për shtetasit e huaj, në vitet 2018 dhe 2019. Pas denoncimit të grave, që zbuluan rastësisht se figurojnë të martuara me të huaj, një shtetas shqiptar ka pohuar se kërkoi nga avokatët të pajiset me leje qëndrimi, ndërsa ata i premtuan “ një pasaportë dhe grua greke”. Ngjarja po hetohet nga policia greke, ndërsa pritet që të zbulohen dhe shumë rastet të tjera të këtij lloji./shqip///
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje