Një rast i tmerrshëm i përdhunimit ka tronditur opinionin publik në Greqi. Një 53-vjeçar i identifikuar si Ilias Michos dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur 12 vjece, të cilën e ka dërguar për disa muaj dhe tek të tjerë që të abuzonin seksualisht me të kundrejt pagesës.
I akuzuar është edhe një 42 vjeçar, i cili dyshohet se ka paguar për të përdhunuar të miturën. Ndërkohë e përfshirë dyshohet të jetë edhe gruaja e të akuzuarit kryesor pasi i ka ofruar familjes 10 mijë euro për të mos e çuar cështjen në polici.
Në emisionin “Mirëmëngjes Greqi”, gjyshja e të miturës ka rrëfyer detaje tronditëse: “Jemi në situatë të mjerushme. Trauma që pësoi fëmija nuk paguhet as 10 mijë euro, as me miliona. Ne pamë disa mesazhe ku i thoshte, “shko në tualet dhe bëj foto nudo, jo vetëm të vetes por edhe të vëllait e motrave dhe m’i dërgo”. Ditën e sotme do të thirren për të dëshmuar personat që kanë komunikuar me mesazhe përmes një aplikacioni me 53-vjeçarin që të linin takim për të kryer marrëdhënien me të miturën.
10-15 persona që janë identifikuar nga e mitura dyshohet se kanë e përdhunuar ndërsa më shumë se 200 të tjerë thuhet se kanë shprehur ‘interes’ për të kryer marrëdhënie me të.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI