– Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, Greqinë, pasi një vajzë e re është torturuar, është mbajtur peng dhe është përdhunuar për 12 ditë, në një apartament në Halkida.
Ishte viktima e kësaj historie, 26-vjeçarja me origjinë nga Lituania ajo që i tregoi policisë orët e tmerrit që ka përjetuar në apartamentin e 29-vjeçarit bullgar. Dy të rinjtë, janë njohur përmes rrjeteve sociale derisa vendosën të krijojnë një mundësi për t’u takuar nga afër në tokën greke. 26-vjeçarja udhëtoi nga Lituania, për të arritur më datën 3 shtator në Greqi, në vendin ku do të takonte nga afër njeriun që “kishte njohur” në internet. Ajo nuk e dinte që momenti ku do të vinte për ta marrë në aeroport 29-vjexçari bullgar, do të ishte fillimi i një makthi me sy hapur, i cili do të zgjaste deri më 16 shtator.
Ajo përshkroi me detaje drithëruese për policinë ditët e saj në apartament e kyçur, disa ditë më parë, kur gjeti mundësinë t’i telefononte autoriteteve. Kjo ndodhi pikërisht atë ditë, pasi 29-vjeçari u largua nga shtëpia.
Menjëherë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa në kërkim ende është autori./jav///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI