SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-“Sofat”, festivali që gjallëroi jetën rurale të Libohovës

Sofat” festivali kushtuar pasurisë kulturore të jetës rurale mblodhi vizitorë të shumtë gjatë fundjavës që lamë pas, në fshatin Libohovë të Gjirokastrës.

Ky festival i kthyer tashmë në traditë solli përgjatë dy ditëve vlerat e larmishme të zonës së Asim Zenelit, Libohovës e në përgjithësi qarkut të Gjirokastrës.

Banorët e zonës, por edhe vizitorë të shumtë patën mundësi të vizitojnë baxho e ferma kuajsh, të gatuajnë me njerëzit e zonës dhe mbi të gjitha shijuan tingujt e muzikës moderne dhe popullore.

Po ashtu, ata u angazhuan me aktivitetet e fshatit si mbledhja e frutave, zierja e rakisë dhe verës, etj. Kjo sepse “Sofat” është një festival kushtuar stilit të jetesës, shijeve dhe identitetit të fshatrave të jugut të Shqipërisë.

Të apasionuarit pas turizmit kulturor zhvilluan ture kulturore në Labovën e Kryqit, Teqenë e Melanit, Kalanë e Libohovës. etj. Ndërsa në oborrin e shtëpisë muze u zhvillua një takim në kujtim të Mojkom Zeqos, shkrimtar, historian, kërkues dhe intelektual me origjinë nga Libohova.

Ky festival u vlerësua edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila thekson se “Shqipëria është një sënduk me thesare të pazbuluara”.///

error: