SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

GREQI – Ekspertët: Kufizimet e udhëtimit gjatë Pashkës do të mbrojnë kundër rritjes së rasteve COVID-19

/ – Kufizimet e udhëtimit midis prefekturave gjatë festave të Pashkës Ortodokse më 2 maj do të mbrojnë ishujt dhe fshatrat nga infeksionet COVID-10, tha profesoresha Vana Papaevangelou gjatë konferencës së drejtpërdrejtë mbi pandeminë.

“Jemi në një ekuilibër veçanërisht të brishtë dhe çdo lehtësim tani, kur virusi është kudo, do të nxisë menjëherë një rritje edhe më lart të infeksioneve”, paralajmëroi Papaevangelou.

“Zënia e shtretërve në kujdesin intensiv është shumë e lartë: 87 % në shkallë vendi, 89 % në rajonin e Atikës dhe 95 % në rajonin e Selanikut”, theksoi epidemiologia.

Ajo, gjithashtu, vuri në dukje se njerëzit duhet të mbajnë maska ​​të dyfishta në shërbesat e kishës dhe të vetëtestohen para se të bashkohen me familjen në tryezën e Pashkës.///

error: