– Sot në mëngjes, në Greqi kanë filluar zgjedhjet parlamentare, proces që u parapri dje nga votat e hedhura nga qytetarët grekë të regjistruar jashtë vendit.
Rreth 9,8 milionë qytetarë do të votojnë në 21 529 qendra votimi për të zgjedhur deputetët e ardhshëm të parlamentit grek.
Nga ky numër, 400 000 janë votues për herë të parë, dhe afro 22 000 ushtruan të drejtën e tyre zgjedhore jashtë vendit.
Qendrat e votimit në Greqi janë hapur sot në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Personat me të drejtë vote duhet të kenë mbushur 17 vjeç brenda vitit 2023, dhe të jenë të regjistruar në listat zgjedhore.
Sipas Kushtetutës, ushtrimi i së drejtës së votës është i detyrueshëm për të gjithë, duke përjashtuar ata që janë mbi 70 vjeç, personat që nuk ndodhen në vend ditën e zgjedhjeve, ata që nuk mund të udhëtojnë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, dhe ata që janë regjistruar të votojnë jashtë.
Partitë kryesore që pretendojnë krijimin e qeverisë së re janë “Demokracia e re”, e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis dhe SYRIZA, e ish-kryeministrit, Alexis Tsipras./ATSH-ANA/ ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI