– Një aeroplan mallrash, që transportonte 11 tonë municione ushtarake dhe eksplozivë nga Serbia, u rrëzua në Greqinë Veriore duke shkaktuar panik për banorët për shkak të ekspozimit ndaj ndaj tymrave të rrezikshëm.
Të tetë anëtarët e ekuipazhit në bordin e ”Antonov An-12” vdiqën kur avioni i projektuar nga sovjetikët u rrëzua pranë qytetit të Kavalas, thanë sot zyrtarë në Greqi dhe Serbi. Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç tha se ngarkesa ishte planifikuar për në Bangladesh, me ndalesa të planifikuara në Jordani dhe Arabinë Saudite.
Mbi detin Egje, piloti kishte raportuar probleme me motorin dhe kishte kërkuar një ulje emergjente.
”Megjithatë, avioni nuk arriti në aeroportin më të afërt në Kavala, Greqi”, tha Stefanoviç. Ai u përplas në një fushë pranë dy fshatrave.
Shpërthime u dëgjuan në vend disa orë pas përplasjes.
”Mbeturinat u shpërndanë në një rreze prej qindra metrash dhe zona u rrethua”, sipas transmetuesit shtetëror grek ERT.
Jordania mohoi raportet se monarkia e Lindjes së Mesme ishte destinacioni përfundimtar i avionit.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll