Presidentja e Greqisë miratoi kërkesën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 21 maj. Mandati i qeverisë së zotit Mitsotakis pritej të përfundonte zyrtarisht në muajin korrik.
Parlamenti pritet të shpërndahet në 23 prill.
Zgjedhjet vijnë pas tronditjes që shkaktoi në vend përplasja e dy trenave që la pas dhjetra viktima.
Kryeministri grek u takua me presidenten ditën e sotme dhe dorëzoi zyrtarisht aktin që propozonte shpërndarjen e parlamentit.

Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou tha se shpresonte që procesi parazgjedhor të ishte i qetë dhe i frytshëm.
Sondazhet e deritanishme tregojnë se as partia Demokracia e Re e zotit Mitsotakis dhe as partia opozitare Syriza nuk pritet të marrin votat e mjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare./VOA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI