-Katër persona janë arrestuar pasi u kapën nga policia kufitare duke transportuar me fugon emigrantë në mënyrë të paligjshme, një nga të arrestuarit po lëvizte me një mjet tjetër për të monitoruar rrugën dhe për të shmangur policët.
Një fugon është ndaluar nga policia kufitare pasi, 29 emigrantët të cilët po transportoheshin kishin për qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme dhe nisjen drejt vendet e BE-së.Për pasojë 4 bashkëpunëtoret Fatos Hasaj 48 vjeç, Martin Fusha 32 vjeç, B. F Besar Fikaj 18 vjeç dhe Kol Qershia 36 vjeç, u arrestuan menjëherë.
Të arrestuarit ishin ndarë në dy pjesë për të kryer transportimin e personave, tre prej tyre drejtonin fugonin me emigrantët ndërsa Besar Fikaj lëvizte para tyre me një automjet tjetër, për të monitoruar rrugën nga Saranda drejt Shkodrës, me qëllim shmangien e uniformave blu. Policia sekuestroi 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe celularët e të arrestuarve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Qytetarët në protestën e 59-të kundër investimit në Zvërnec
Policia: Kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp
Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale