Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC në Ministrinë e Mbrojtjes, Robert Hysenllari duke informuar sot mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit; vuri ne dukje se “Në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa te menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh. Ndërhyrja e forcave operacionale ka qene e menjëhershme duke shmangur rrezikun e djegies se banesave. Bashkia Dropull ne ketë situate u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarande, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuar 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse”, tha ai

Po ashtu, Hysenllari u shpreh se Greqia ka ofruar asistencë ndërkombëtare me 2 avionë për ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit në Dropull. “Duke marrë në vlerësim situatën e krijuar në bashkinë Dropull është aktivizuar sistemi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (ERCC), nga ku Greqia ka ofruar asistence ndërkombëtare me 2 avionë për ndërhyrje nga ajri. Me ndërhyrjen nga ajri dhe toka për gjatë gjithë ditës së djeshme edhe deri sot është bere e mundur mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe banoreve. Sot ne orët e para te mëngjesit ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrisë Mbrojtjes dhe dy avionëve te Qeverise Greke. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet/atsh///
he banoreve.Sot ne orët e para te mëngjesit ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrisë Mbrojtjes dhe dy avionëve te Qeverise Greke. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapac
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore