Pala greke njoftoi se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë. Sot, grekët njoftojnë se të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test). Në çdo rast, testet anticovid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.
Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anticovid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi