– Greqia do të ndërmarrë disa masa lehtësuese përgjatë periudhës së Krishtlindjeve, deri në datën 7 janar.
Ka qenë zëdhënësi i qeverisë greke ai që i ka bërë me dijeni masat në fjalë, teksa ndodhej në një konferencë më ministrin e Zhvillimit. Kështu nga e hëna do të hapen floktoret, libraritë dhe shërbimet teknike të automjeteve.
Ndërkohë ditën e Krishtlindjeve do të hapen kishat dhe ditën e Ujit të Bekuar, pra më 6 janar, kishat e vogla dhe 25 mitropolite.
Po kështu, ora policore nga 21.00-5.00 ka ndryshuar në 22:00 – 5:00. Gjithashtu do të çelin dyert dyqanet e pakicës, por vetëm duke i blerë në mënyrë elektronike mallrat dhe duke e marrë produktin jashtë derës së dyqanit.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi