Gruaja e një ish-deputeti ukrainas përveç ikjes nga lufta, ka tentuar të marrë me vete gati 30 milionë dollarë.
Sipas mediave ukrainase, ajo është përpjekur të nxjerrë nga vendi këtë sasi të madhe parash e cila është pikasur nga rojet në kufirin hungarez. Bashkëshortja e ish-deputetit Kotvisky, u përpoq të dilte nga Ukraina duke ndjekur rrugën përmes Zakarpatska, bashkë me 30 milionë dollarë të fshehur në valixhet e saj të mëdha. Valixhet me shumë e madhe të parave u gjetën nga rojet kufitare, ndërsa origjina e tyre është ende nuk dihet.
Media ukrainase shkruajnë se teksa vendi i tyre është duke vuajtur nga plagët që po i shkakton lufta me Rusinë, shumë prej pushtetarëve të përfshirë në rastet e korrupsionit dhe ryshfetit, tentojnë t’i nxjerrin jashtë ato që kanë grabitur.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi