Një grua ka goditur me sqepar bashkëshortin e saj pas një konflikti në Kurbin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burri është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi ka marrë plagë të rënda në kokë.
Gruaja 58 vjeçe Drane Deda është konfliktuar me të shoqin 61-vjeçar Lesh Deda dhe më pas e ka qëlluar me sqepar në kokë.Burime bëjnë të ditur se i plagosuri kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë te vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.
“Sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja Drane Deda 58 vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Llesh Deda 61 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.Pas ngjarjes shtetasja Drane Deda, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore