anë hapur aplikimet për pajisjen me certifikatë për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.
Lajmin e ka bërë ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila shprehet se, “për këtë sezon veror, të gjithë Operatorët e Turizmit Detar duhet të certifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.
Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe argëtimi, që nga skafet, motorat e ujit, ski në ujë dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.
Kumbaro thekson se , “asnjë subjekt nuk mund të veprojë, të ofrojë shërbime si operator i turizmit detar ose të përdorë emërtimin “Operator i turizmit detar”, nëse nuk është pajisur me certifikatë.
Për hollësi të tjera lidhur me procesin e certifikimit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe dokumentacionin e nevojshëm, të interesuarit duhet të drejtohen në linkun:https://turizmi.gov.al/…/Udhezim-nr.4-date-31.12.2020…///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI