Kane zbatuar te njejten “formule” si ne shume raste te kultivimit te droges ne Shqiperi . Ne mes te nje pylli te dendur kane krijuar nje parcele per kultivim kanabisi. Policia greke tha se 2 shqiptarë janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë në hetime në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë kultivuar parcela me kanabis në zonën e Kiklis të Selanikut.
Policia greke zhvilloi te pakten dy operacione brenda 7 ditëve duke sekuestruar 2606 fidanë kanabisi, 1 automatik dhe 2 pistoleta.
Policia greke beri te ditur se në plantacionin e zbuluar në 19 maj u gjetën 1431 rrënjë kanabisi, ndërsa në operacionin e sotëm u zbulua edhe një plantacion tjetër me 1175 rrënjë kanabis . Policia publokoi me pas nje video nga parcela e zbukuara ne mes te pyllit . Fidanët e kanabisit kishin një lartësi prej 80 cm, ndërsa pranë tyre ishte ndërtuar edhe një kasolle e fshehur nga pemët në pyll ku qëndronin kultivuesit e drogës, brenda së cilës u gjetën veshje, ushqime dhe sendesh të ndryshme personale///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.