Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet kryesisht i vranët.
Reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore reshje bore me intensitet mesatar. Për shkak të temperaturave të ulëta ngrica në rrugë si dhe mjegull e mjegullinë në lugina gjatë mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veri me shpejtësi 2-8m/sek, në bregdet dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 18m/sek,duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/10 | Re shi |
| Kukës | -1/3 | Re bore |
| Lezhë | 2/9 | Re shi |
| Dibër | -1/2 | Re bore |
| Durrës | 6/11 | Re shi |
| Tiranë | 4/10 | Re shi |
| Elbasan | 3/9 | Re shi |
| Berat | 1/10 | Re shi |
| Vlorë | 6/10 | Re shi |
| Korçë | -2/0 | Re bore |
| Gjirokastër | 2/10 | Re shi |
| Sarandë | 6/12 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI