Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti në një takim pune Kryetaren dhe Zv/Kryetarin e KLGJ-së, Naureda Llagami dhe Maksim Qoku, me të cilët diskutoi mbi draftin e Hartës së Re Gjyqësore.
“Diskutimet konstruktive mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së për të dakordësuar një propozim të përbashkët të Hartës së Re Gjyqësore”, u shpreh Manja, teksa vuri në dukje se dokumenti më pas do të kalojë për konsultimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe grupet e interesit.
“Në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 98/2016 konsultimet janë të hapura për të adresuar çdo merak që ka të bëjë me: garantimin e aksesit në drejtësi, që lidhet me afërsinë e individit në marrjen e shërbimeve gjyqësore; uljen e kostove, me qëllim përdorimin me efektshmëri të burimeve publike;rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara”, theksoi Manja.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI