Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme në zonën jugore të vendit. Në orët e mesditës në këto zona do ketë reshje shiu me intensitet të ulët lokale.
Era do të fryjë me drejtim verilindje- veri 3 -8 m/sek, ndërsa në bregdet deri 13 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/21 | Re diell |
| Kukës | 7/14 | Re diell |
| Lezhë | 13/22 | Re diell |
| Dibër | 4/15 | Re diell |
| Durrës | 11/24 | Re diell |
| Tiranë | 12/24 | Re diell |
| Elbasan | 11/21 | Re diell |
| Berat | 11/24 | Re diell |
| Vlorë | 12/22 | Re shi diell |
| Korçë | 7/15 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 12/21 | Re shi diell |
| Sarandë | 12/20 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI