Shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë , arrestuan në flagrancë 1 shtetas dhe proceduan penalisht 2 të tjerë.
Sipas policisë u arrestua A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”.
Dy shtetasit italianë, të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë gjatë përpunimit të dokumentacionit me test COVID-19 të falsifikuar, të cilat dyshohet se janë te falsifikuar.Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë
Politika. Salianji: “Berishës s’ia ka lënë babai PD-në”, Absurde që një kandidat të përjashtojë kandidatët e tjerë nga gara
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit