Policia vazhdon te godase raste te veprimtrise kriminale ne rajonin e Sarande.
Polcia gjate nje informimi per mediat vuri në dukje se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën për lokalizimin e automjetit dhe ndalimin e drejtuesit.
Në rrugën e fshatit Gjashtë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjer shtetasin F. Gj. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë zjarri pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI