Së shpejti në Qendrën Kulturore “Katina Papa” të Livadhjasë zhvillohet një konferencë mbi pakicat kombëtare dhe sfidat e tyre për të zhvilluar vlerat e rashëgimsië tnokulturore në kuste e zhvillimeve globale.
Konferenca ““Pakicat Kombëtare në Shqipëri dhe sfidat e ruajtjes së Identitetit Kulturor” mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe organizohet nga Qendra Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Medias, Mjedisit dhe Informacioni) në bashkëpunim me Komitetin për Pakicat Kombëtare.
Në këtë zhvillim I cili është planifikuar të organizohet më 30 qershor në Livadhja, përvec prezantimit të fokusit mbi komunitetet perkatese nga përfaqësues zyrtarë të pakicave kombëtare në Shqipëri, do të këtë një paraqitje ekspoze edhe kryetarja e Komitetit për Pakicat Kombëtare, Kostandina Bezhani, një referim nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, dhe nje përshëndetje nga Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.
Sipas burimeve nga stafi Agjencisë AJMMI, më interes në këtë event, i pari i këtij lloji në rajonin jugor të vendit, do të këtë edhe një koncert më këngë e valle burimore nga pakica greke, mikpritëse e Konferencës, një ekspozitë te zhvillimeve promovuese të kulturës nga Pakicat Kombëtare në Shqipëri si dhe një paraqitje e kulinarisë tradicionale të minoritetit entik grek.
Sipas Ligjit Nr. 96/2017 “PËR MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, sot në vendin tonë në kuptimin e këtij Ligji, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë nëntë: pakicat greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026