Një 39- vjeçar u arrestua sot ne Himarë pas po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari. Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë.
Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.////
ME SHUME LAJME
Ndryshimet në Kod, drejtori i Policisë Rrugore: Qëllimi ynë parandalimi i aksidenteve
Kakavije. Rikthehen radhët kilometrike, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!
Ksamil. Policia shpëton jetën e pesë turistëve suedezë.