Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, si dhe kryetarët e PD-së së Vlorës dhe Himarës, Atird Hoxha dhe Afrovita Dhimojani kanë zhvilluar takime në mbështetje të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie të Himarës, Petro Gjikuria.
Takimi i radhës është zhvilluar në njësinë administrative Kuç dhe Vranisht ku Noka, Leskaj dhe kryetarët lokalë të PD-së kanë bërë thirrje që të votohet për kandidatin e opozitës, Petro Gjikuria.
“Erdhëm t’ju kërkojmë mbështetje për një figurë të pastër e dinjitoze si Petro Gjikuria.
Zona jua është harruar nga pushteti qendror dhe lokal, askush në 11 vjet nuk është kujtuar për ju. Vuani nga mungesa e ujit, papunësia, asnjë investim. Në 11 vite nuk kanë denjuar të kujtohen për, ndërsa tani vijnë gjithë hordhitë e administratës, SHISH, polici, tatime e të gjithë këtu për t’ju shantazhuar”, tha Noka.
Noka u shpreh se “nuk ju premtojnë ujë, por duan t’ua marrin ujin për investitorët strategjik si Olta Xhaçka. Çdo pushtet vjen e jep llogari para qytetareve, ndërsa këta jo. Këta vijnë për të shantazhuar e për të vjedhur. Harrojni siç ju kanë harruar. Refuzoini siç ju kanë refuzuar. Votoni Petron që bashkia t’iu kthehet qytetarëve”.(Klodi Saraçini).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI