Himarë/ Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së i vijnë në ndihmë turistit meksikan.
Një turist 30-vjeçar nga Meksika, duke eksploruar Malin e Çikës, kishte mbetur në disa shkëmbinj.
30-vjeçari ka telefonuar në Sallën Operative Vlorë, 112📲 dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë me qëllim gjetjen e tij.
Pas disa orë kërkimesh nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e turistit meksikan, i cili po trasportohet nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Himarës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetërore.
Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI