Shfrytëzimi i vijës bregdetare është bërë shkak për një tjetër konflikt në jug të vendit.Mësohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë, janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël që operon në këtë plazh!
Burime për abcnews bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare në këtë zonë.Kujtojmë se pak ditë më parë në Velipojë, konflikti për shezlongët mes pronarëve të bizneseve, u përshkallëzua në përplasje me armë ku mbetën të vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI