Ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj.
Balla u shpreh se, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do ta kujtojnë gjithmonë me respekt rolin dhe kontributin e tij në ringritjen e policisë shqiptare për vendosjen e forcës së ligjit në kohë shumë të vështira.
Fadil Canaj, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.
Në 40 vjet karriere ne Policinë e shtetit, Fadil Canaj ka mbajtur poste të ndryshime si Shef i Policisë Durrës, drejtor i policisë Tiranë, Drejtor i përgjithshëm, zv. ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi